Ish qyteti studenti në Mamurras, i degraduar

Dyfishohet pagesa për Patentën, vendimi hyn në fuqi në Mars të 2023
Shqipëria : E para në Evropë dhe e pesta në botë për emigracion potencial
HEKURUDHA 106-VJEÇARE NË MAL PËR TË CILËN NUK KENI DËGJUAR ASNJËHERË

Në periferi të qytetit të Mamurrasit dikur pozicionohej qyteti  “Studenti”. I pagëzuar me këtë emër prej studentëve të ardhur  nga Universiteti I Tiranës ,të cilët kryenin praktikën pas përfundimit të studimeve universitare . Tashmë këto godina janë shndërruar në gërmadha prej më shumë se 25 vitesh . Dikur ishtëe një zonë e gjallëruar,e gjelbëruar me pemë decorative dhe pisha,për të cilat kujdeseshin vetë studentët dhe oficerët e repartit. Hysni Bici ,një prej ish punonjësve të repartit tregon detajet e jetës për këtë repart. Ai e njihte mirë këtë qendër stërvitore për studentët të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Bici na tregon se reparti studentor ndodhej pranë lumit Droj dhe kishte gjallëri sepse studentët I jepnin jetë . Këtu janë stërvitur të gjithë intelektualët të cilët përfundonin studimet ,tregon ai  dhe sot është për të ardhur keq që ka degraduar.Godinat u shkatërruan plotësisht pas viteve 1997. Disa prej tyre janë të banueshme,ndërsa një pjesë tjetër kërkojnë privatizimin ,por institucioni që ka në varësi objektet ende nuk kanë një zgjidhje se çfarë do të ndodhë me to.

COMMENTS

WORDPRESS: 0