Ish-deputeti i PD-së publikon denoncimin e rëndë, zbulon urdhrin për drejtoritë e shkollave Fier: Pritet një “luftë” e ashpër…

Ish-deputeti i PD-së publikon denoncimin e rëndë, zbulon urdhrin për drejtoritë e shkollave Fier: Pritet një “luftë” e ashpër…

Përfundon takimi i kryeministrit me naftëtarët, Rama zbulon detaje:Nuk merremi me pagat e prapambetura, por…
Kroaci/Qytetarët mund të lëvizin pa viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Kujt ti trokas, kujt t’i them, kujt t’i ankohem?! Ju lutem shumë, ta gjej një rrugëzgjidhje dhe unë”.


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka publikuar një denoncim nga Fieri, ku sipas tij drejtorëve të shkollave u kërkohet që mësuesit e lëndëve me zgjedhje të mos u paguhen lëndët shtesë.

Postimi i plotë:

“Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas.

Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin lendet me zgjedhje.

Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e  lendeve me zgjedhje.

Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12.

Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare.

Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.

Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje.

Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen.

Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD.

Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.

Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter ” trima” dhe te “ndershem” ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma “trimat” e ” ndershem” ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore.

Gjithesesi pritet nje “lufte” e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite kryesore”, shkruan Baçi.7073F3A5 0A64 40B8 BE1A 640D46C62A6A

COMMENTS

WORDPRESS: 0