INVESTIGIM/22-vjeçarja e dhunuar keniane, pse u mbajt e fshehur ngjarja?

INVESTIGIM/22-vjeçarja e dhunuar keniane, pse u mbajt e fshehur ngjarja?

Raporti i World Vision/ Shifrat e frikshme: 70% e fëmijë nga 8-18 vjeç kanë përjetuar dhunë
Fshikullohet 40 herë pasi foli me një burrë në telefon
Rekord divorcesh: Ja ku renditet qyteti i Elbasanit

Dy ditë më parë, nga një investigim paraprak i një media online të vogël, u zbulua një ngjarje e ndodhur në 14 gusht të këtij viti në Tiranë. Indikatori i parë mbi ngjarjen ishte një faqe gofundme. Faqja, e hapur në 11 tetor të 2022, bën thirrje për të mbledhur fonde për të ndihmuar një 22 vjeçare keniane:

‘Hi, my name is Stephanie; together with Lavi Linda, we are fundraising for my best friend, Joy, who is like a sister to me. On August 12th, 2022, she got into an accident that caused Brain trauma. She needs to be transferred to Italy ASAP for further treatment of Neurological therapy. I was on a video call with my best friend when she had just gotten home from work. Two days later, which would have been her six months anniversary in Albania, where she went to work, she was found behind the building she was residing in and left to die. The doctors pronounced her dead, but God decided her time on earth was not over! Due to no oxygen reaching her brain, she was in ICU for two months learning how to breathe again; she also had three broken ribs and both hip bones. Joy is now in a Ward, able to breathe independently. However, we are not sure if she understands us. She tends to respond, and sometimes, she doesn’t. She can move a limb but not to her full extent. She cannot speak, turn her head, eat on her own, swallow (she feeds through tubes), express herself vocally, or do essential human functions due to TBI (Traumatic brain injury). We are asking for help to raise money for her Therapy sessions. The doctors have told us that Joy’s further treatment needs a non-trauma Brain Neurological Rehabilitation Center, which is unavailable in Albania. We have been advised that this rehabilitation is available in Italy and are now working on transporting Joy and her mother there for the proper treatment. We pray for justice to prevail regarding her case. As a family, we are devastated, but we decided to focus on her health, to be there for her emotionally and spiritually, and her mother, beside her, is there for her physically with the help of Linda. She is only 22 years of age and happened to celebrate her 22nd birthday in the ICU bed. Anything you give will be highly appreciated, and may God bless you abundantly.
For mpesa Till 5926407.
Thank you so much.’

Pavarësisht se ngjarja u konfirmua se është e vërtetë, nuk ka ende ndonjë sqarim nëse se fondet e hedhur në këtë faqe shkojnë realisht për kurimin e Joy-it. Faxnews arriti e para të merrte një intervistë me të ëmën e vajzës, duke vërtetuar se ngjarja, e reja dhe ‘aksidenti’ ose ‘rrahja’ e saj nuk janë thjesht një lajm online, por një situatë e cila prej muajsh mbahet për çudi në hije nga policia. Sqarimi erdhi vetëm dje, dhe informacionet e dhëna nga hetimet janë tepër të pakta, duke mos hedhur aspak dritë mbi ngjarjen:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.
Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Raportimi i Faxnews ka pamje të vetë 22 vjeçares të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku nga pamjet, vihet re se vajza e re është në gjendjen që është përshkruar nga e ëma dhe personat e tjerë që janë deklaruar për mediat online. Ajo ka dëmtime në tru dhe është e paaftë për të jetuar normalisht.

unnamed 1 unnamed

Dyshimet për rastin në fjalë janë të shumta. Nuk ka asnjë informacion nëse vajza e re është rrahur për shkak të racizmit, për arsye personale apo nga persona të rastësishëm. Një prej mediave hidhte indicie se mund të ishte për shkak të punës së saj në kazino, faqja tashmë e ka fshirë artikullin, ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë që keniania të kishte probleme në punë. Vetë ardhja e të ëmës ka qenë, sipas raportimit të saj, me ndihmën e punëdhënësit të vajzës. E ëma tregon se para ngjarjes së rëndë, e bija ishte duke komunikuar me të në telefon, po porosiste ushqim, ishte e qetë dhe e lumtur si me punën, ashtu dhe me jetën e saj në Shqipëri. Paçka se vajza është gjallë, ajo duket se është e paaftë për të shpjeguar çfarë i ka ndodhur dhe ka nevojë urgjente për shtrim në një spital më të specializuar jashtë vendit.

Nga portali 27.al raportohet se:

…“Vajza ime është një vajzë e dashur dhe solare. Ajo më ka treguar disa probleme që ka patur më parë. I pari ka qenë një konfrontim që ka patur me një vajzë me të cilët punonte në të njëjtën kompani dhe ndanin bashkë të njëjtën banesë dhe unë i kam kërkuar kompanisë që t’i ndante të dyja për të mos jetuar në të njëjtën banesë dhe kompania e ka bërë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të gushtit. Ndërsa incidenti i dytë ka lidhje me një shofer që e transportonte për në shtëpi, i cili e përndiqte nga pas dhe i kërkonte të kishin një raport së bashku”.

Kjo ngjarje ndaj të resë keniane u mbajt e fshehur për afro tre muaj me radhë, ndërsa për avokatin Idajet Beqiri kjo fshehje hermetike ka një prapavijë kriminale dhe se kyrast është raportuar fillimisht në një media gjermane.

“Kjo ngjarje më 13 gusht nuk u bë publike. U gjetën të gjitha mekanizmin që ta bllokonin nxjerrjes e së vërtetës. Fshehja ishte hermetike dhe kjo gjë më habit shumë. Unë kam rënë në kontakt me një media gjermane, e cila e ka raportuar këtë rast, ndërsa në Shqipëri nuk u shkruar asgjë. E mora këtë shkrim dhe e përktheva dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur”.

Ngjarja e rëndë vë në pikëpyetje aftësinë e forcave të rendit për të siguruar jetën e personave që janë për momentin rezidentë në Republikën e Shqipërisë dhe për të zbardhur ngjarje të rënda, me pasojë jetën. Është shqetësuese që ngjarja u mbajt e fshehtë, me ose pa dashje.

Një avokat është për momentin duke punuar me të ëmën e kenianes por nuk dihet se kur do arrihet të arrestohen personat përgjegjës për këtë ngjarje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0