INSTAT – Ulet mosha e gezimit tw pensionit. Shkak edhe pandemia

INSTAT – Ulet mosha e gezimit tw pensionit. Shkak edhe pandemia

Gruaja që ka mjerimin “mikun” e vetëm
Pse çmimi i energjisë elektrike në Evropë ka arritur nivele rekord?
Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.

Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vitin 2020 si për meshkujt dhe për femrat.

Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore koha e gëzimit të pleqërisë shënoi 25.6 vite për femrat me një ulje 2 muaj në krahasim më vitin 2019, ndërsa për meshkujt koha e gëzimit të pensionit ishte 19.3 vite me ulje 5 muaj nga viti 2019.

Ekspertët e fushës shpjeguan se kjo rënie u ndikua nga dy faktorë. E para rritja e moshës së daljes në pension dhe e dyta një mortalitet më i lartë ndër pensionistë gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë Covid -19. Popullsia e vendit pësoi një vdekshmëri jo të zakontë në vitin 2020 si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë Covid-19. Pandemia, e cila i pati fatalitet më të mëdha në moshën e tretë, rriti numrin e personave që dolën nga skema e pensioneve si pasojë e humbjes së jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH gjatë vitit të kaluar pensionet e mbyllura ishin 15,590 me një rritje 16% nga viti i mëparshëm.

Për shkak se dalin në pension më shpejt dhe jetojnë më gjatë, fermat e gëzojnë pensionin më shumë se 5 vite në raport me meshkujt.

Mosha mesatare e daljes në pension vitin kaluar u rrit me një muaj duke arritur në 63.3 3 vite nga 63.2 vite që ishte më 2019. Nga viti 2015 në vitin 2020 mosha mesatare për daljen në pension u rrit me 8 muaj.

Koha e gëzimit të pensionit ka pësuar rënie për burrat në tre vitet e fundit, ndërsa për gratë ka pësuar një rritje graduale më një rënie në vitin 2020.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

Numri i të moshuarve do të rritet me shpejtësi, kurse të ardhurat do të jenë në presion dhe me gjasë, në rënie. Në janar të vitit 2021, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%. Deri më 2051, grup-mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0