INSTAT – numri i vdekjeve thuajse i barabartë me lindjet

INSTAT – numri i vdekjeve thuajse i barabartë me lindjet

Flamingot rikthehen në shtëpi pas 21 vitesh shtegtim
Njoftim nga DPT mbi individët e paregjistruar që japin ambiente me qera.
Aksident në Kallm të Fierit/Makina përplas nënë e bijë…

Rënia e lindjeve në vendin tonë nuk po mundet të frenohet.

INSTAT raportoi sot se, në tremujorin e dytë të vitit numri i lindjeve pësoi rënie me 10.6 për qind në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Për të gjithë 6-mujorin e parë numri i lindjeve në vendin tonë shënoi rënie me 2%. Rënia e lindjeve nga njëra anë dhe rritja e vdekjeve nga ana tjetër edhe për shkak të pandemisë Covid-19 , po e çon shtesën natyrore të vendit drejt zeros e shumë shpejt me këto ritme drejt vlera negative.

Në 6 mujorin ë parë në të gjithë vendin lindën gjithsej 11, 999 foshnja me rënie 2 për qind në raport me 6 mujorin ë parë 2020. Ndërsa rënia ishte më e madhe në tremujorin e dytë të vitit 2021 ku linden 5,993 bebe nga 6,006 në të njëjtën periudhë të 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në dhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.999 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 92 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Kukësit, me 11,5 %. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Gjirokastrës, me – 31,3 %.

Të dhënat e lindjeve, sipas karakteristikave bazë demografike sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila dërgon në INSTAT vetëm numrin e lindjeve të banuesve në Shqipëri.

INSTAT sqaron se konsiderohen të gjitha lindjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh lindjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile, pranë ish-vendbanimeve të tyre.

Shtesa natyrore drejt zeros, vetëm 216 vdekje më shumë se lindjet

Shtesa natyrore e popullsisë u përkeqësua më tej gjashtë tremujorit të dytë, duke shkuar pothuajse drejt shuarjes.

Shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e dytë 2021, pësoi rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020: nga 1.320 në 216 në 2021.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2021 është 5.993, duke shënuar një rënie me 10,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2021 rezulton 5.777, duke shënuar një rritje prej 7,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 pesë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Në tremujorin e dytë 2021 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 590 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 205 numrin e lindjeve.

/Monitor.al

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0