INSTAT – në 6 muajt e fundit aksidentet rrugore u rritën me 32.9%

INSTAT – në 6 muajt e fundit aksidentet rrugore u rritën me 32.9%

Sindikata/ Gardianët detyrohen të punojnë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike
Librat falas – Hyn në fuqi vendimi, shtohen kategoritë përfituese
Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…

Instituti i Statistikave raportoi se aksidentet në 6 muajt e parë të vitit pësuan një rritje me 32.9% në raport me 6 mujorin e njëjtë të një viti më parë. INSTAT ka shpjeguar se rritja lidhet edhe me masat kufizuese të një viti të kaluar të cilat mund të kenë ndikuar në reflektimin e një shifre më të lartë në këtë vit kur nuk ka pasur masa kufizuese dhe karantinë.

Për shkak të masave kufizuese në qarkullim në Qershor 2020, krahasimi i numrit të aksidenteve paraqitet me një rritje më të lartë gjatë këtij muaji. Për rrjedhojë edhe krahasimi gjashtëmujor paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, ka shpjeguar INSTAT

Në muajin Qershor 2021, numri i të aksidentuarve të plagosur dhe me humbje jete është 161 persona nga 143 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Nga ana tjetër i njëjti raport nënvizon se shkak në shumicën e rasteve për aksidentet janë bërë sjelljet e drejtuesve të mjeteve dhe grupi me më shumë aksidente është ai i 25-34 vjeç.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë” thuhet në publikim.

Në një intervistë për Syri Tv shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili shtë shprehur se shpejtësia dhe alkooli janë dy nga faktorët më të shpeshtë të aksidenteve në vend. Sipas tij masat e marra nga policia kanë dhënë efekt, ndërsa shton se sjellja njerëzore i vështirëson punën efektivëve të policisë.

Pas aksidentit me 4 viktima në Vlorë, trendi i aksidenteve ka qenë në rënie, ndërsa policia rrugore ka bërë edhe vëzhgim të rrjeteve sociale për identifikimin e individëve që bëjnë shfaqje me shpejtësinë dhe makina luksoze. Përgjatë ditëve në vijim policia do të ndërmarrë një aksion për kontrollin e makinave të këtij lloji në të gjithë vendin.

Sipas shefit të sigurisë në policinë e shtetit deri tani kanë ndodhur 772 aksidente me 100 humbje jete dhe 113 persona të plagosur rëndë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0