Inflacioni kap vlerën rekord 7.1% në shkurt

Inflacioni kap vlerën rekord 7.1% në shkurt

Doktorantët të papunë në Shqipëri, dalin shifrat alarmante
INSTAT: 47% e grave të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, kundrejt 35.4% të burrave
Personat që nuk dëgjojnë:Të privuar nga e drejta për të vazhduar arsimin e mesëm

Muaji shkurt ka shënuar një tjetër rritje të ndjeshme të çmimeve. Sipas INSTAT, inflacioni për këtë muaj ishte 7.1 përqind. Për produktet ushqimore inflacioni përllogaritet në 13.5 % ndërsa rritje të ndjeshme kanë shënuar çmimet e bulmetit me gati 28 %. Ekspertët e cilësojnë si alarmues këtë rritje, duke parë që shqiptarët shpenzimet më të mëdha i kanë për ushqime.

Sipas Eurostatit, në BE një familje shpenzon rreth 12% të të ardhurave për ushqime, kurse në Shqipëri kjo shifër kap më tepër se 45%. Kjo do të thotë se rritja e çmimeve të ushqimeve, mund ta shkatërrojë ekonominë e një familjeje të varfër. Ushqimet e shportës në Shqipëri, importohen në një masë shumë të lartë, sipas analizës të vitit 2022 të Monitor, dhe për këtë arsye, luhatjet sado të vogla të tregut të jashtëm por dhe spekulimet, ndikojnë në formë të shpejtë në rritjen e çmimeve. E siç thuhet në gjuhën e përditshme në Shqipëri, nëse një çmim rritet, ai mbetet etalon dhe nuk bie më.

COMMENTS

WORDPRESS: 0