Përmes një postimi në Facebook, infermieri i QSUT-së, Korab Gjana ka ndarë momentet e fundit me karikaturistin dhe regjisorin e mirënjohur.
“Momentet e fundit me Koço Devolen. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim të sëmurët me radhë… Kur mbërrij te dhoma e shtrimit të Koços… hë mo Koço si je sot? Ahh mor Korab si të jem më përgjigjet. Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin… Njeriu që do i mungoj çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”, shkruan Gjana.
Më 31 tetor Devole mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim.
COMMENTS