Individët e infektuar me COVID-19 nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit

Individët e infektuar me COVID-19 nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit

Vlorë/Hajdutët plagosin babë e bir në banesën e tyre
Skandali i pagave /Prokuroria: Të dhënat dolën nga AKSHI, i shiti punonjësja e IT
Stuhi ere dhe reshje të dendura shiu, parashikimi i motit për sot

Komisioneri Publik Ilirjan Celibashi u shpreh sot se individët e infektuar me COVID-19, që trajtohën në spitalet Covid  apo që janë karantinuar në shtëpi nuk do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit

“Procedura e votimit është e përcaktuar qartë në kodin zgjedhor. Sipas ligjit nëse do të votosh do të paraqitesh në qendër votimi. E kuptoj që është problematik fakti që një pjesë e votuesve janë në izolim për shkak të COVID nuk do të mund të votojnë, kjo 7sht7 nj7 zgjedhje e ligjit shqiptar dhe ne do të respektojmë këtë”, u shpreh Celibashi ditën e sotme në një intervistë për ReportTv.

Ndërsa exit.al shkruan se, ky vendim bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Kushtetuta e vendit i garanton të drejtën e pjesmarrjes në zgjedhje të gjithë qytetarëve përveç në rastin kur:

1— Shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht,ose,

2 — Kur ligji përcakton kufizime për ata që vuajnë një dënim.

Gjithashtu, Kushtetuta parashikon se të drejtat themelore, përfshirë edhe pjesmarrjen në zgjedhje, mund të kufizohen vetën me ligj, për interes publik dhe në mënyrë propocionale.

Parlamenti nuk ka ndërmarrë asnjë ligj për të kufizuar të drejtën votës për personat e infektuar me Covid-19, si dhe nuk ka asnjë argumentim për propocinalitetin e kufizimit.

Ndërsa, Gjykata e Strasburgut ka argumentuar se është detyrë e shtetit të krijojë mundësinë e pjesmarrjes së të gjithë qytetarëve në zgjedhje.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot  33946 qytetarë shqiptarë që janë me COVID-19 nuk do të votonin

Shembulli i fundit ishin zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku rreth 140 ekipe të veçanta me mjekë, policë dhe specialistë të zgjedhjeve mundësuan votën në banesë për të infektuarit me covid19 dhe familjarët e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0