Incident gjatë zgjedhjeve në Elbasan: Vëzhguesit pa dokumente identifikimi

Sondazh për zgjedhjet lokale/Elbasan
Të papërfaqësuar në këshilla bashkiakë: Komuniteti Rom dhe Egjiptian si garniturë “diversiteti”
Celibashi mbron “14 majin”, procesi është më mirë se në 2021

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2422/1 në Mengel, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit pasi vëzhguesit janë paraqitur pa dokumente identifikimi dhe pa bërë të qarta qëllimin e tyre në procesin zgjedhor.

Punonjësit e Policisë, me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë intervenuar në Qendrën e Votimit dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit pa dokumente identifikimi janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë.

Pas rifillimit të procesit të votimit dhe me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2930/01 në Bradashesh, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit për të larguar shtetasin E. Ll. nga Qendra e Votimit, pas dyshimeve se ai po ndikonte te votuesit.

Forcat e Policisë, me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë reaguar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pas verifikimit rezultoi se shtetasi E. Ll. kishte ofruar ndihmë fqinjit të tij për të votuar, pa ndikuar në vendimin e tij.

Pas verifikimit të rastit dhe me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2373 në lagjen “Partizani” ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi njëri nga vëzhguesit kishte debatuar me operatorin e kësaj Qendre.

Shërbimet e Policisë, me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë reaguar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pas sqarimit të situatës, kanë larguar punonjësit e Policisë, me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Të gjitha tre rastet janë njoftuar edhe prokurorit të gatshëm për hetim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0