ILO: Pensionet e pleqërisë, mjeti kryesor për uljen e varfërisë

ILO: Pensionet e pleqërisë, mjeti kryesor për uljen e varfërisë

Kushërira e vajzës që ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Elbasanit bën fajtor….
Përmbytet sheshi San Marco në Venezia
Nënkryetari i Kuvendit Myslym Murrizi ofendon për herë të dytë grupet vulnerabël/Romët dhe Personat me Sindromën Down

Nga programet e mbrojtjes sociale që qeveria shqiptare përdor për të mbështetur shtresat më të varfra të shoqërisë, skema e pensioneve është më efikasja. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) publikoi së fundmi një studim, nëpërmjet të cilit sugjeron se si mund të rritet efikasiteti i fondeve publike për të ulur varfërinë. Skema e pensioneve, nëpërmjet rritjes së tyre, rezultoi si mjeti më efikas.

Duke studiuar fenomenin e varfërisë nga grupet moshore ILO vëren se, një pjesë e madhe e përfituesve të transfertave sociale (pensioneve dhe skemave të tjera të ndihmës financiare) janë të moshuar. Duke qenë se Shqipëria është përfshirë në një proces të shpejtë të plakjeje, ku popullsia mbi 65 vjeç pritet të arrijë në mbi 25% të popullsisë totale deri më 2050, sistemi i pensioneve pritet të luajë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në uljen e varfërisë, në veçanti tek të moshuarit.

ILO raportoi se në vitin 2019, në Shqipëri përfituan pension të pleqërisë 729,816 persona, por ky numër do të rritet me tej. Nga ana tjetër masa e pensionit është shumë poshtë pagës mesatare në vend, çka e ekspozon popullsinë e vjetër në moshë ndaj fenomenit të varfërisë.

Numri i popullsisë që trajtohet me pension është më i lartë se personave që trajtohen me ndihmë ekonomike. Numri i vlerësuar i anëtarëve të familjeve që marrin ndihmë ekonomike është 8.0% e popullsisë më 2019, raporton ILO. Ky nivel është shumë më i ulët se përqindja e popullsisë që i ka të ardhurat nën 40% të mesatares kombëtare.

Organizata Ndërkombëtare e Punës sheh si mjet efikas për reduktimin e varfërisë përmirësimin e pagesës së pensioneve. Përmirësimi do të mund të arrihet duke marrë një seri masash që përfshijnë një reformë në tregun e punës, sidomos në drejtim të uljes së informalitetit.

Së pari, popullsia në moshë pune duhet të nxitet të punojë. Shqipëria duhet të ulë përqindjen e popullsisë joaktive, e cila po vjen në rritje pas pandemisë. Së dyti, duhet të ulet urgjentisht informaliteti alarmant në tregun e punës. Një studim në formën e anketës të realizuar nga ILO ka gjetur se, në tregtisë me pakicë, informaliteti arrin edhe në 80% dhe kamuflohet si punë pa pagesë në biznesin e familjes.

Gjithashtu ILO sugjeron aplikimin e një skeme nga qeveria shqiptare që të ndalojë nënraportimin në fushën e pagave. Më shumë se 34% e të punësuarve paguajnë sigurime me pagë minimale, ndërkohë që në realitet, pagesat janë më të larta. Në Shqipëri, aplikohet gjerësisht paga e zarfit për të shmangur taksat. Ekspertët gjithashtu sugjeruan masa të tjera fiskale në rritjen të ardhurave për skemën e pensioneve dhe disa mënyra të reja të administrimit të burimeve financiare që rrisin të ardhurat për pensionistët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0