Forcat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë nisur këtë javë operacionin “Bregdeti Ynë”, për të hequr nga harta e plazhit çdo ndërtim pa leje .
Operacioni do të fillojë në Ksamil dhe Velipojë njëherësh. Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji.
Sipas IKMT, operacioni do të nisë “Me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës policie, të cilët me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit).
Pastrimi i gjithë bregdetit do të vijojë më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit .
Apeli për shkelësit është i thjeshtë, thekson IKMT: “Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju.”

Foto nga webi
COMMENTS