I vetëm në mes të katër rrugëve

I vetëm në mes të katër rrugëve

Përmbledhje e problemeve në 6 minuta fjalim.
FIFA përgatit shirita dore me mesazhe të ndryshme sociale të cilat do të mbahen nga futbollistët në Botërorin e Katarit
Dita nis me kthjellime, temperaturat ulen, parashikimi i motit për sot

Një i mitur në Zharëz të qytetit të Fierit  ka mbetur i vetëm në mes të katër rrugëve. Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” është prezantuar historia e trishtë e tij ku theksohet brenga e adoleshentit i cili nuk pranon të largohet nga banesa e prindërve të tij që rrezikohet të shembet nga moment në moment. Sikur të mos mjaftonte kjo , prindërit  janë divorcuar 7 vite më parë dhe babai i tij vuan dënimin  me heqje lirie për shkak të një konflikti familjar . Kushtet e vështira jetësore vihen re që nga shtëpia e rrënuar e deri tek buka e bërë vetë nga ky i ri. Ai përballet i vetëm me këtë realitet të trishtë ku është për të ardhur keq që edhe pse xhaxhallarët ndodhen përballë banesës së tij hezitojnë të kujdesen për të.

COMMENTS

WORDPRESS: 0