Familja Haliti nga Gjilani, tre anëtarë të së cilës humbën jetën tek Gjiri i Lalzit pasi konsumuan kërpudha, situatë e cila rezultoi në helmim e deri në vdekje.
Por nga ana tjetër djali i familjes Haliti ngren dyshimet e tij lidhur me këtë ngjarje ku sipas të cilit e ëma, babai dhe gjyshja e tij janë dërguar në spital me simptoma të rënda dhe atje iu është bërë vetëm një serum. Pastaj janë dërguar në shtëpi. Sipas tij, kjo është neglizhencë nga ana e mjekëve.
Deklarata e tij:
Ajo është shtëpia jonë, babai është dhe me dokumenta, shtetas i Shqipërisë. Janë infektuar prej disa ushqimeve që kanë ngrënë aty. Ajo që është e papërballueshme për familjen tonë është mostrajtimi i duhur në qëndrën shëndetësore në Manëz. Kthimi në shtëpi i tre pacientëve me të njëjtat simptoma në atë gjëndje pa kryer analiza është jo i duhur për një mjek që i thotë vetes mjek. Në spital i kanë kryer një infuzion dhe i kanë kthyer në shtëpi vetëm me barna. Çdo njeri që me kish pa gjendjen kish me konstatu që nuk kanë qenë në rregull. Sikur të ishte vetëm 1 mund të thoshte ka ec por jo kur shfaqen tre persona në atë gjendje me ato simptoma. Policia ka fillu ndjekjen dhe mjekësia ligjore ka me thënë fjalën e vetë. Procedurat janë kry pasi nuk mundet me dal kufoma kur konsiderohet vdekja e dyshimtë. Problemi që më shqetëson më shumë është se ne kemi pas dhe një qen aty dhe pse ka ngordh qeni. Ushqimet që hamë ne nuk i ha qeni, qeni ka pasur ushqimet e veta kokrra dhe kjo është shumë e dyshimtë. Babai ka dal shpesh dhe nuk është se nuk i njeh këto gjëra. Mami i ka njoh gjithashtu shumë mirë kërpudhat se është rrit në fshat.
COMMENTS