Nje 27 vjeçar i identifikuar si Erjon Rexhepi ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Cerrik për shkak të shpërthimit të një lendë plasëse. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në vendin ku njihet si kryqëzimi i fermës.
27 vjeçari i përket Komunitetit Egjiptian dhe mendohet se ai e ka gjetur granatën ndërsa ishte duke mbledhur kallamishte. Banorët tregojnë se ai ishte një njeri i qetë dhe se është babai i 3 të miturve.
Burime nga vendi i ngjarjes theksojnë se i riu ka humbur jetën menjëherë pas shpërthimit të lëndës plasëse që mendohet të jetë e llojit C4, të cilën ai e ka pasur në duar.
Arsyet janë ende të paqarta pse 27 vjeçari e mbante atë në duar. Ka pasur dëshmitarë në momentin e ngjarjes të cilët janë marrë në pyetje nga policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
COMMENTS