Ramazani është një prej shumë ambulantëve që tregton akullore në plazhin e Durrësit në mënyrë ambulante.
Policia bashkiake ka tentuar shumë herë ta largojë nga plazhi për shkak se ushtron aktivitet të paligjshëm, por 62-vjeçari thotë se i gjendur pa pension e pa të ardhura, në këtë mënyrë gjen mundësinë e një përfitimi qoftë edhe minimal duke shitur akullore në plazh.
I moshuari priste që këtë vit të dilte në pension, por shtyrja e moshës së pensionit me vendim qeverie ka bërë që ai të kërkojë një punë.
Ramazani thotë se është i detyruar të punojë sepse nuk ka asnjë të ardhur.
“Nëse do të merrja pension nuk do të dilja në plazh e të shes akullore. Por do të qëndroja në hije në shtëpi e jo në vapë përvëluese duke iu lutur njerëzve për të marrë akullore”, thotë Ramazani.
Ai është banor në zonën e ish-Kënetës dhe në moshën që ai ka nuk mund të gjejë dot punë. Ai thotë seshitja e akulloreve ështëi vetmi mjet pë t’u ushqyer, ndërkohë Policia bashkia nuk e lejon të shesë. Dhe kështu vijon lufta e përditshme për mbijetesë e 62-vjeçarit, me shpresë për të arritur moshën e pensionit.
COMMENTS