“I dhanë 140 plumba”/ Berisha: Hajdarit i thash të zhdukej për 6 muaj

“I dhanë 140 plumba”/ Berisha: Hajdarit i thash të zhdukej për 6 muaj

Elbasan/Gropa septike rrezikon shëndetin e banorëve të komunitetit rom.
Mungesa e sinjalistikës në rrugë, rrezik për nxënësit
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohet 63-vjeçari dhe procedohet një tjetër në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” ka rrëfyer detaje në lidhje me vrasjen e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari.

Berisha thotë se Hajdari nuk kishte asgjë personale me bandën e Haklajve, ndërsa thekson se ai u vra nga shteti.

Më tej, ish-kryeministri Berisha ka rrëfyer dhe këshillat që i ka dhënë Azemit para se të ekzekutohej.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Ju kishin vënë në dijeni se do e vrisnin Azem Hajdarin?

Sali Berisha: Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtojë. Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin. Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku. Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0