I dënuar 13 vite në Norvegji: kapet 34 vjeçari në Elbasan. I sekuestrohen 400 mijë euro

I dënuar 13 vite në Norvegji: kapet 34 vjeçari në Elbasan. I sekuestrohen 400 mijë euro

Elbasan/Aktivistë e qytetarë bëhen bashkë të shqetësuar mbi ndotjen e qytetit
Ngjarja në Elbasan/Flet motra e vrasësit te dy vëllezërve Kovaçi
Elbasan/Aksident në aksin rrugor Elbasn – Metarlugji

FE3308ED B866 431C 8496 F76D54504B03

7B361163 40F7 417E BCDE D0E554E4A92A

Sekuestrohen pasuri me vlerë 400 000 euro, në pronësi të një 34-vjeçari të dënuar me 13 vjet burgim në Norvegji, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada 2”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme që kanë si burim veprimtari të ndryshme kriminale, finalizuan operacionin policor të koduar “Fasada 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit Daniele (Oklid) Çela, 34 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas është dënuar me 13 vjet burgim, në Norvegji, si autor i tafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet në këtë shtet.

Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme të 34-vjeçarit, me vlerë rreth 400 000 euro, konkretisht janë sekuestruar: një apartament, një biznes (lokal) dhe garazhi i tij, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan dhe një ndërtesë dykatëshe, në Peqin.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara nga veprimtari kriminale, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0