Aktron në mes të qytetit për të bërë video për rrjetin social Tik Tok, por video i ka hapur probleme me policinë e Korçës. Me një pistoletë lodër me vete, me një çarçaf me bojë (ngjyrë të kuqe), është shtrirë në mes të qytetit dhe ka nisur të “aktroj”.
Kjo skenë ka alarmuar kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia dhe Ambulanca, pasi është menduar fillimisht se mund të kishte ndodhur ndonjë ngjarje kriminale. Kur kanë shkuar aty, Blutë e Korçë kanë parë burrin që ka qenë duke bërë video dhe e kanë shoqëruar.
“E bëra, s’kisha bërë ndonjëherë nga këto gjëra”, ka thënë ai në Polici.
COMMENTS