Humb jetën i moshuari në Skrapar nga asfiksia, jetonte vetëm

Humb jetën i moshuari në Skrapar nga asfiksia, jetonte vetëm

Has/Shoferi hidhet nga kamioni, nuk i punonin frenat
Ngjarje e rende/ Bie nga skela dhe humb jeten 55 vjecari.
Tragjedi në ditët e para të 2022/ 5 të vdekur dhe 21 të plagosur nga përplasja e autobuzit

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës shkaktuar vdekjen e një 66 vjeçari nga asfiksia.

Viktima i identifikuar si Ikmet Shkëmbi, 66 vjeç, ka humbur jetën nga asfiksia pasi banesa në të cilën ai jetonte, në lagjen “Çlirim” në Skrapar është përfshirë nga flakët. Mendohet se shkak është bërë një qark i shkurtër i shkaktuar nga defekti në rrjet.

“Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.,” njoftoi policia.

Burime për mediat tregojnë se të moshuarit i kishte vdekur gruaja, ndërsa fëmijët i kishte në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Skraparit, “në orën 23.04 minuta, komisariati i Policisë mori sinjal per zjarr ne pallat ne familjen e shtetasit Ikmet Shkembi. Menjehere u nis grupi sherbimit me nje mjet zjarrfikes dhe ne oren 23.08 minuta mberriten ne vend ngjarje. Fillimisht u veprua me anën e fikseve të zjarrit. Por zjarri kishte marrë permasa ndikuar dhe nga orendi të vjetra dhe dyshekë pambuku dhe sfungjerë që ndodheshin në kuzhinë.

Me ndihmën e kërkuar nga grupi shërbimit në orën 23.17 minuta, gjithë efektivi me 4 mjetet zjarrfikëse shkuan në ndihmë të tyre.

Menjëherë u bë evakuimi i shtetasve që ishin bllokuar në kat të dytë dhe të tretë.

Pasi u be fikja e zjarrit u kontrollua komplet hyrja dhe në kuzhinë u gjet trupi i pajetë i shtetasit Ikmet Shkembi i cili banonte i vetëm. Së bashku me persona të afërt të familjarit u bë nxjerrja e të ndjerit dhe transportimi i tij për në morgun e qytetit.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0