Humb jetën 29 vjeçarja e aksidentuar ne Pogradec

Humb jetën 29 vjeçarja e aksidentuar ne Pogradec

Aksidenti në Elbasan/ Humb jetën 21 vjeçari
Aksident në Itali/ Humb jetën 22 vjeçarja shqiptare dhe 3 fëmijë
I shpërthen granata në dorë/Humb jetën ricikluesi egjiptian nga Cërriku

Nuk i mbijetoi dot plagëve të marra në aksidentin që ndodhi sot ne Pogradec,nderron jetë 29 vjeçarja ndersa po e transportonin per në Tiranë.
E ndjera ishte duke udhëtuar me bashkëshortin me një mjet të drejtuar nga shtetasi Kastriot Guçe i cili do të ndiqet penalisht nga picia.Bashkëshorti i viktimës ka marrë plagë te lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndersa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.
“Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0