HISTORIA, FSHATI QË HAPI VETË RRUGËN…

HISTORIA, FSHATI QË HAPI VETË RRUGËN…

Shqiptari përdhunon 22-vjeçaren me probleme mendore: Gjithçka që bëj është pjesë e ritit për ta shëruar 
Studiuesi Kaçiu/ Minimumi jetik pikënisja për nxjerrjen e familjeve të varfëra nga qerthulli varfërisë
Pekini u kërkon prindërve që të mos i lënë fëmijët e tyre të studiojnë shumë: “Më pak detyra shtëpie dhe më pak internet”

MAZREK 696x392Për vite me radhë kanë ecur në këmbë përmes malit duke bërë 2 orë deri në Postribë. Ndërkohë një rrugë tjetër alternative ka qënë edhe me varkë përmes liqenit të Vau-Dejësit.

Duke parë se pushteti vendor nuk po merr asnjë masë pas shumë ankesash, banorët e fshatit Mazrrek të njësisë administrative Gur i Zi kanë ndërmarrë iniciativën për të hapur rrugën e cila tashme i lidh me qytetin e Shkodrës.

 

Janë 25 km rrugë që janë hapur me vetë kontributet e tyre dhe e gjithë ky invfestim sipas banorëvë ka kushtuar rreth 35 milion lekë. Star Plus udhëtoi për në fshatin Mazrrek përmes rrugës së re e cila ka shkurtuar distancën mes Mazrrekut e Shkodrës për vetëm 25 minuta. Për të hapur rrugën është dashur 3 muaj.

Banorët i kërkojnë bashkisë vetëm një fadromë për të mirëmbajtur sistematikisht rrugën sepse për ta kjo ka një kosto të lartë

Atë që nuk arritën për 28 vite me radhë ta bënin qeveritarë e deputetë të Qarkut Shkodër e bënë vetë banorët të cilët duhen përgëzuar për një iniciativë të tillë duke sfiduar institucionet që kanë përgjegjësi direkte.

Ndonëse një fshat me halle të shumta e me një ekonomi mjfat të dobët , banorët vendosën të mos presin më bashkinë për ti’u hapur rrugën

COMMENTS

WORDPRESS: 0