Nga: Adriana Sejrani
Shpesh ndeshemi me të rinj që kanë mbaruar shkollën e lartë dhe janë të papunë. Të gjithë thonë që kemi kërkuar punë, por ende skemi marrë përgjigje. Ndërkohë që presin këtë përgjigje të shtrenjtë që asnjëri prej tyre nuk e di nëse do vijë ndonjëherë, çfarë bëjnë, me çfarë merren këta të rinj?! Disa janë dorëzuar dhe kalojnë ditën nëpër rrugët e qytetit apo nëpër lokale me kafenë e paguar nga familja. Disa të tjerë pretendojnë se ia kanë dalur disi duke bërë një punë jo në atë profesion që kanë mbaruar apo luftuar gjithë ato vite studim të shkollës së lartë. Kjo sa për të ngushëlluar veten. Ky është rasti i vajzës nga kalaja e Beratit të cilën e njoha teksa po blija disa fruta që ajo ishte duke shitur. Më bëri përshtypje sa mirë ajo komunikonte në anglisht me të huajt. Ndaloj dhe e pyes se ku e ka mësuar. Çuditem kur dëgjoj se kish mbaruar edhe shkollën e lartë në fakultetin e infermierisë në Universitetin e Gjirokastrës, por vetëm Bachelor-in sepse paratë për të paguar masterin nuk ia mundësonte familja pasi vetëm e ëma punonte si rrobaqepëse. -Po shes këtu, më thotë : -për të mbledhur paratë që të vazhdoj masterin. Ashtu duke qeshur shprehet se emrin e kam të njëjtë me Marina Fara, por fatet i kemi të ndryshme. Ndërkohë kishte marrë provimin e licensës në Tiranë duke mësuar gjithë ditën aty, në vendin ku tregtonte frutat e shtëpisë. Është për të ardhur keq që e ardhmja e rinisë tonë po shkon drejt këtyre” fenomeneve “. Është për të ardhur keq që një individi të arsimuar ti mohohet e drejta e punësimit.
COMMENTS