Himarë, pronari i hotelit terrorizon familjen duke dalë para makinës, fëmija fillon të qajë! (Video)

Himarë, pronari i hotelit terrorizon familjen duke dalë para makinës, fëmija fillon të qajë! (Video)

Vetëdigjet i Pastrehu. Shkaku nuk dihet.
Banorët e “5 majit” protestë për shembjen e banesave: Nuk jemi dakord me vlerësimin e bashkisë
Greqi/ Braktis fëmijën në jetimore, nuk kishte para për të paguar faturat e energjisë dhe ujit

Një çift në zonën e Himarës është përballur me pronarin e hotelit i cili del përpara makinës së një ccifti turistësh dhe tenton ta ndalë atë. Ndërkohë dëgjohet zëri i një fëmije duke qarë në një video të postuar nga Brryli Broadëay.

Konflikti mendohet të ketë ndodhur për shkak se pronarët e hotelit akuzojnë pushuesit se kanë shkaktuar dëme gjatë qëndrimit.

Video e plotë e Brylli Broadway

Sipas pamjeve shihet se si një burrë dhe një grua tentojnë të ndalojë makinën në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke e mbajtur me dorë për kofanoje.

Në pamje shihet se gruaja shumë e irrituar, akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Nga ana tjetër pushuesit kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte. Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0