Hetuesit francezë mbërrijnë në SPAK, marrin dëshmitë, ja cfarë dyshojnë

Hetuesit francezë mbërrijnë në SPAK, marrin dëshmitë, ja cfarë dyshojnë

Goli i Xhakës mposht Izraelin, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve
Zgjedhjet 2021 – Kandidatja që kërkon të kthejë besimin tek politika
Edhe pse me detyrim, pjesëmarrje e ulët e studentëve në vaksinimin e javës së hapur për to

Një grup hetuesish francezë mbërritën në Prokurorinë e Posaçme javën që lamë pas.

Sipas informacioneve të sigurura nga SPAK, nga gazetari i Faxnews Elvis Myrta, mësohet se arsyeja e mbërritjes së tyre në vendin tonë ka të bëjë me hetimet e përbashkëta që po kryehen mbi hetimin e  dosjes së sendeve me vlerë të futura ilegalisht në vendin tonë nga Franca, ku nën akuzë u vu edhe ish shoferi i Ardi Veliut Sokol Idrizaj.

Pas mbërritjes në Shqipëri, agjentët francezë, morën në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dëshminë e disa prej të ndaluarve në vendin tonë.

Burime bejnë me dije se ata kanë kërkuar të marrin informacion dhe të dhëna mbi rolin e gjithsecilit anëtar të këtij grupi, dhe njohjet që keta persona kanë me të tjerë shtetas të identifikuar në Francë.

Pas marrjes së dëshmive dhe administrimin e tyre, hetuesit francezë janë larguar nga Shqipëria.

Pas goditjes së këtij grupi më datë 16 qershor nën akuzë u vunë 12 persona, mes të cilëve ish shoferi i Veliut, gruaja, dhe dy vajzat atij. Në atë kohë SPAK tha zyrtarisht se hetimet e përbashkëta kishin zbuluar se si dy grupe kriminale, bashkëpunonin në shitjen dhe transportin e mallrave të vjedhur në Francë dhe lëvizjen e vlerave monetare.

Grupi i parë vepronte në Francë ku bazën e kishte në një hotel ku grumbulloheshin shumat monetare dhe sendet e vjedhura. Ndërsa grupi tjetër kishte si detyrë futjen e këtyre sendeve në Shqipëri.

Hetimet nisen nga prokuroria e Lionit 3 vite më parë pasi në dy episode në një minibuz agjensie turistike u kapën në total rreth 1.5 kg flori dhe rreth 80 mijë euro cash.

Referuar dosjes së hetimit këta persona kanë futur ilegalisht nga Franca në Shqipëri sende me vlerë të cilat shiteshin në argjendari, si dhe vlera monetare.

Më tej në dosjes thuhet se këto grupe, kane kaluar drejt Francës 724,386 Euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë eurove.

FAXWEB

COMMENTS

WORDPRESS: 0