Heqja e lejes së drejtimit pa prezencën tënde, por si…

Heqja e lejes së drejtimit pa prezencën tënde, por si…

Pogradec, familjen rome e dëbojnë nga shtëpia.
Qytetet shqiptare me zemër më …
Rrëfimi i qytetarit që mposhti koronavirusin: Kam pasur dhimbje të…

Që nga dita e sotme nuk do të ketë më radhë dhe orë pritje përballë zyrave të OASH-së, në Policinë Rrugore. Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar e-albania, kështu u shpreh Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë inspektimit nga afër të punës së OASH, në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë. Por, si është e mundur kjo gjë dhe si mund të bëhet aplikimi online tek e-albania.

Çdokush që është i regjistruar tek e-Albania mund të kërkoj tek Shërbimi elektronik “Kundërvajtje rrugore OASH”, e cila i mundëson kundravajtësve të cilët nuk dëshirojnë të paraqiten fizikisht pranë Organeve Administrative Shtetërore dhe kërkojnë që vendimi për kundravajtjen e tyre të merret në mungesë si dhe informacioni të transmetohet në format dixhital elektronik nëpërmjet llogarisë së tyre në portalin e-Albania. Patrulla e policisë rrugore konstaton kundravajtjet rrugore të cilat janë objekt i shqyrtimit nga ana e Organeve Administrative Shtetërore që funksionojnë në çdo Drejtori Vendore te Poliocisë. Kundravajtësi mund të kërkojë duke shënuar në procesverbalin e konstatimit që kjo kundërvajtje të shqyrtohet në mungesë duke kryer shënimin përkatës në procesverbal. Sipas procedurave administrative të përshkruara në legjislacionin rrugor brenda afateve ligjore kjo kundravajtje shqyrtohet dhe i dërgohet online në llogarinë e kundravajtesit në portalin e-Albania; Nëse kundravajtesi kërkon që shqyrtimi në mungesë të kryhet, ai mund të njoftojë nëpërmjet portalit e-Albania, OASH respektive duke klikuar dhe duke ngarkuar edhe dokumenta shtesë të cilat i dërgohen të skanuara OASH-së respektive. Brenda një afati të përcaktuar prioritar OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë e kundravajtësit.

Dokumentacioni i nevojshëm
– Procesverbali i konstatimit të shkeljes;

– Çdo dokument tjetër i cili mund të dërgohet nëpërmjet portalit e-Albania tek OASH dhe që mund të ndikojë në përmirësimin e Gjykimit Administrativ të kundravajtjes së kryer

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Kundërvajtje rrugore OASH”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;

– Brenda një afati të përcaktuar prioritar OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.

COMMENTS

WORDPRESS: 0