Vendimi nga ana e Bashkisë së Tiranës për heqjen e aboneve në transportin publik në qytet ka sjell mjaft zemërim nga ana e opinionit publik sepse kjo është një taksë e shtuar mbi kurrizin e qytetarve.
Për këtë arsye, sot në orën 18:00 është paralajmëruar një protestë për refuzimin e biletës pranë Bashkisë së Tiranës. Qytetarët pritet të kërkojnë rikthimin e aboneve.
Reagim ka pasur edhe nga gazetarët , e kryesisht nga gazetari Klodian Tomorri , i cili ka ironizuar me justifikimin e dhënë nga Bashkia e Tiranës për heqjen e aboneve.
“Justifikimi i Bashkisë së Tiranës për heqjen e aboneve është një kryevepër botërore që vetëm Lali mund ta bëjë.
“I hoqëm abonetë se kishim ankesa nga qytetarët”- thotë Bashkia.
Domethënë qytetarët u ankuan se abonetë ishin lirë dhe donin që të paguanin më shumë për urbanët,” shkruan ai.
COMMENTS