Kush pritet të fitojë më shumë të ardhura, vajzat apo djemtë?
Kësaj pyetjeje i vjen në ndihmë statistikat europiane ku në BE hendeku në pagë midis grave dhe burrave është 16.3% , ndërsa në Shqipëri sipas statistikave zyrtare është 6.3%, por kjo mbetet për t’u verifikuar. Në sektorin privat hendeku gjinor është mbi 10%., pra në sektorin privat në Shqipëri një grua paguhet me një pagë 10% më të ulët se një burrë. Në borde organizatash ndërkombëtare apo në stafin e tyre hendeku mund të arrijë deri në 12%. Nuk ka pabarazi në administratën shtetërore, mund të ketë ndonjë diferencë më shumë nga pozicioni sesa nga gjinia. Duke u ngjitur më lart në pozicionet e larta të vendim-marrjes, gjithmonë situata bëhet më e vështirë dhe normal që burrat do të paguhen më shumë se gratë, të cilat kanë vështirësi të mbërrijnë në ato nivele . E vetmja arsye është gjinia edhe pse meritat janë të njëjta. Nuk llogarisim këtu edhe pjesën tjetër e cila mbetet e padukshme që janë gratë që kanë vendosur të mos punojnë e që qëndrojnë në shtëpi ,apo gra që nuk kanë mundësi të përfshihen në tregun e punës, ku shkaku kryesor mbetet martesa e hershme, rritja e fëmijëve, faktorë këto që ia vështirësojnë grave përfshirjen në tregun e punës. Këtu kemi një hendek të madh .Ka shumë vende që mundohen të llogarisin edhe vitet e qëndrimit në shtëpi për sigurmimin e një pensioni në të mirë të gruas. Puna e rritjes së fëmijëve është më e vështirë sesa rritja në detyrë e një gruaje. Prandaj ky është një element i domosdoshëm për Shqipërinë për për llogaritjen e viteve të qëndrimit në shtëpi dhe pse jo një pension.
COMMENTS