Helmoi dasmorët, mbyllet restoranti në Elbasan

102 milionë dollarë nga taksapaguesit shqiptarë, për të larguarit padrejtësisht nga puna, dyfishi i ndihmës vjetore që qeveria ka akorduar për të varfërit.
Cërrik: Aksi, Kantjer-Rrethrrotullimi i Belshit, burim aksidenti
GOLEM, 500 BANORË PA UJË PREJ 3 MUAJSH

Helmoi dasmorët, mbyllet restoranti në Shqipëri

Menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU-së së Elbasanit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në një  subjekt në  qytetin e Elbasanit me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi, kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjieno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri), transmeton tch.

Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici,40 kokrra veze, 25 kg mish gici,5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës.

Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0