Has/Shoferi hidhet nga kamioni, nuk i punonin frenat

Has/Shoferi hidhet nga kamioni, nuk i punonin frenat

Aksidentohet makina e ushtrisë te “Qafa e Vishës” në Himarë, si është gjendja e ushtarëve
Tragjedia e 25-vjeçares! Sapo ishte martuar, për pak ditë do zhvendosej në Angli, por shoferi nën efektin e drogës i mori jetën në oborrin e shtëpisë
Tiranë/Mjeti përplas prindërit me foshnjen 3-muajshe duke kaluar në vijat e bardha

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga dera e kamionit pasi mjeti kishte pasur probleme.
Sipas Policisë, shtetasi S.J., 35 vjeç nga Hasi është hedhur nga kamioni si pasojë e mosfunksionimit të frenave.

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0