Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një komunikimi të përbashkët të martën Martën deklaruan hapjen e shkollave për arsimin parauniversitar më 14 shtator.
Shifrat e personave të infektuar më COVID-19 vazhdojnë të jenë të larta, pavarësisht tyre ministria Shahini u shpreh : “Ne mund të ruajmë shëndetin e nxënësve dhe mësuesve duke i hapur shkollat me shumë kujdes.” Gjithashtu shtoi se është zhvilluar një pyetësor me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre dhe nga 135 mijë persona të pyetur, 87% ishin pro hapjes së shkollave në shtator dhe vetëm 13% ishin shprehur në favor të zhvillimit të mësimit online.
Udhëzimet e OBSH-së dhe UNICEF-it për parandalimin e infeksionit në shkolla identifikojnë një sërë masash që duhet të ekzistojnë për shkollat që të rihapin dhe funksionojnë në mënyrë të sigurt, duke përfshirë larjen e rregullt të duarve me sapun dhe ujë, dezinfektimin ditor dhe shërbimet themelore të ujit të pijshëm dhe kanalizimet. Por sa të gatshme janë institucionet arsimore ti mirëpresin nxënësit duke ju siguruar kushtet e nevojshme për të mos rrezikuar nga COVID-19.
Të dhënat e UNICEF për shkollat e monitoruara në Shqipëri janë:
- Shkollat e monitoruara që sigurojnë shërbimin bazë të ujit të pijëshëm janë vetëm 59% e tyre.
Shifër kjo që tregon se pak më shumë sesa gjysma e shkollave e mundësojnë këtë shërbim bazë dhe të domosdoshëm. Në raportin e OBSH-së specifikohet rëndësia e ujit të pishëm në shkolla, sipas tyre përveç domosdoshmërisë së ujit për të ruajtur higjienën personale dhe mjedisore, ulja e dehidrimit të nxënësve në shkolla është shoqëruar me aftësi njohëse të përmirësuara.
- Shkolla me shërbime themelore sanitare janë 89%.
Ndërsa përsa i përket shërbimeve sanitare në raport theksohet se; Disponueshmëria e tualeteve funksionale dhe private të shkollës mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin dhe rezultatet e të nxënit, veçanërisht për vajzat.
- Shkollat me shërbimin bazë të higjenës janë 82%.
Gjithashtu sipas të dhënave edhe përsa i përket higjenës, vetëm 82% e shkollave e mundësojnë si shërbim. Sipas raportit, larja e duarve ka lidhje të forta me shëndetin, veçanërisht në mjediset publike ose institucionale siç janë shkollat.
Cfarë do të ndodhë me nxënësit që do të rikthehen në shkollat ku këto shërbime nuk ju janë mundësuar?
Duhet përmendur edhe fakti që goditja e disa godinave të institucioneve arsimore nga tërmetet,dhe jo vetëm(mungesa e godinave të reja) ka bërë që në disa shkolla edhe para pandemisë të bëhet mësimi në dy turne me klasa me numër të lartë nxënësish ku rrjedhimisht është e vështirë për të ruajtur distancimin social dhe shmangur rrezikun e infektimit.
COMMENTS