Hapet tenderi për rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH kërkon edhe ndërtimin e një unaze të dytë

Hapet tenderi për rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH kërkon edhe ndërtimin e një unaze të dytë

Elbasan/ 28 mësues dhe 8 nxënës të karantinuar
Çfarë ka ndodhur një vit pas ngjarjes ku nëna ndërroi jetë gjatë lindjes së vajzës.
Elbasan/Flet nëna e dy vëllezërve Kovaçi

Autoriteti Rrugor shpall hapjen e tenderit për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, me fond të parë limit me një vlerë prej 30 miliardë lekësh. Në tender përfshihet një aks rrugor që nis nga Elbasani deri në fshatin Mirakë, me një gjatësi prej 5 km. Rruga është pjesë e korridorit të tetë dhe sipas ARRSH, zgjerimi i saj do të shkurtojë kohën e udhëtimit deri në Korçë e më tej në Maqedoni, si dhe do të ulë aksidentet e shpeshta të shkaktuara nga trafiku.

Ndërkohë, në Elbasan po shihet mundësia për një unazë të dytë, për të lehtësuar trafikun në rrugën aktuale. Fluksi i shtuar i makinave që i drejtohen Tiranës dhe juglindjes, ka nxitur nevojën për një zgjidhje të re. Një e tillë po kërkohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku makinat që i drejtohen juglindjes ose Tiranës, të kalojnë në një unazë të dytë që të shmangë kalimin në afërsi të qytetit.
“Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. Prandaj dhe është më se i nevojshëm studimi dhe ndërtimi i ByPass-it të qytetit të Elbasanit, duke shmangur kështu zonat urbane dhe rritjen e sigurisë si për përdoruesit e rrugës, ashtu edhe për banorët e zonave përreth” thuhet në dokumentin e ARRSH.

Konsulenti që do të bëjë studimin duhet të analizojë zonat ku do të kalojë ky segment dhe ndikimin që do të ketë në ndërtimet e zonës, si dhe të gjejë alternativën më të mirë me pasojat më minimale. Projekti këshillohet të nisë në fund të autostradës Tiranë-Elbasan dhe të përfundojë në dalje të qytetit, në segmentin Elbasan-Përrenjas. Kjo pikë është një tjetër alternativë për përfundimin e Bypassit. Rruga është menduar që të ketë dy korsi kalimi me 3.75m gjerësi secila, një korsi emergjence, bankinë të asfaltuar, si dhe ishull trafiku.
Përmirësimi i këtyre rrugëve mendohet se do të lehtësojë edhe jetën e përditshme të fshatrave përreth, për uljen e aksidenteve dhe afrimin e tyre me qytetet kryesore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0