Hakerat iranianë nxjerrin në “shesh” të dhënat e patentave të shqiptarëve

Hakerat iranianë nxjerrin në “shesh” të dhënat e patentave të shqiptarëve

Reshjet përmbytin mbi 400 HA tokë dhe banesa
Kushërira e vajzës që ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Elbasanit bën fajtor….
Bie fluksi i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit në Doganën e Kapshticës

Hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat lejeve të drejtimit për 58374 qytetarëve shqiptarë në një dokument prej 1081 faqesh.

Aty

përfshihen të dhënat si numër identifikimi, emër, atësi, mbiemër, datëlindje, grup gjaku, vendlindje, vendbanim, numri patentës, data e lëshimit dhe data e skadencës së lejes.

 

Në dokumentin e publikuar në faqen e tyre në Telegram “HomelandJustice”, hakerat kanë shtuar edhe një tekst në të cilin thonë:

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë?
Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve?
A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?
#Drejtësia në vendlindje”

Kujtojmë se publikimet e tyre janë të përjavshme dhe kanë në fokus publikimin e të dhënave të cilat janë personale. Pjesë e hakimit të tyre janë bërë dhe të dhënat e personave të rëndësishëm që ushtrojnë funksione publike në shtetin shqiptar si kryeministri, kreu i SHISH, kreu i policisë, etj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0