Ish- Presidenti Thaçi ka qenë dakort me fjalët që tha mbrojtësi I tij para Gjykatës së Hagës. Avokati I tij z. Hooker shprehu në mënyrë përmbledhëse arsyet pse z. Thaçi nuk duhet të gjykohej në gjendje arresti. Madje, ai kërkoi nga grupi prokurorëve të justifikonin nga ana ligjore nëse paraqet klienti i tij rrezikshmëri për arratisje. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij. Ai ju referua vlerësimeve që kanë bërë personalitete të huaja për Z. Thaçi. “Joe Biden, është shprehur se z. Thaçi është George Ëashingtoni i shtetit të Kosovës”. Në fund ai kërkoi nga ana e gjykatës të rishikonte masën e arrestit për klientin e tij.
COMMENTS