Një grua është filmuar në një klinikë mjekësore në Ontario (Kanada), ku kërkon një mjek të bardhë për t’i ofruar shërbim të birit. Gruaja raciste nuk pranon kurrsesi që djali i saj të marrë shërbim nga një mjek me ngjyrë.
Në video shihet gruaja, e cila vazhdimisht kërkon një mjek të bardhë dhe që nuk ka “dhëmbë kafe dhe flet anglisht”.
“Ju po thoni që në të gjithë këtë klinikë nuk ka një mjek të bardhë”, pyet ajo stafin e klinikës.
Gruaja e kishte sjellë djalin e saj në spital, pasi ai ankohej për dhimbje në gjoks.
COMMENTS