E vetme, e verbër, e paralizuar, në një dhomë 6 metra katrorë, e zaptuar nga errësira. Si të mos i mjaftonte verbëria i kanë ndërprerë edhe furnizimin me energji elektrike, pasi rezulton debitore te OSHA-së. Dëshira për të parë një dritë të ndezur, në mes të dhomës, ishte më e madhja e saj, deri para 1 muaji. Tani vendin e parë të dëshirave e ka zënë shëndeti.
Ajo dëshiron të ngrihet nga shtrati, ku qëndron e shtritë gjatë gjithë kohës e të rishohë si dikur, të mundet të shohë fëmijët, te ecë si dikur, të përdorë dorën e paralizuar, e cila vazhdon t’i përkeqësohet. Dëshirat e sajë mbeten “ëndrra në sirtar”, pasi nuk ka asnjë mjet dhe asnjë ndihmë për të përballaur semundjen që e ka zaptuar.
E gjej Lumturinë të shtrirë të vetme në shtratin e saj. Nuk ka asnjeri pranë. I shoqi është i semur mendor, ndërsa djali që kujdeset për të ka shkuar për të kërkuar ndihmëper te jëmën pranë spitalit rajonal te Beratit. Kjo pasi Lumja gjatë gjithë natës është ankuar nga dhimbjet . Kjo, përveç dhimbjeve të urisë.
Në sirtarin ku ajo mban ushqimet nuk ka asgjë për të ngrënë,e ndërsa ajo flet me fjalët gjysma-gjysma kërkon ndihme sepse edhe ilaçet i kanë mbaruar dhe nuk ka më të holla për t’i blierë. I vetmi mjet që ka për të gatuar – bombula e gazit i ka mbaruar.
Tashme e pa fuqishme për të kërkuar ushqim, me një bashkëshort me probleme mendore, me një djalë që u detyruar të linte punën në një lavazh për t’i qëndruar prananë e pa asnjë lloj tjetër të ardhure monetare, Lumturija është nën mëshirën e fatit. E vetmja gjë që bën është t’i lutet vdekjes që ta marrë.
Në këto rrethana aktivisti i komunitetit Rom dhe Egjiptian, Grisel Zenuni ka ndimuar të birin e Lumturijes që të plotësojë dokumentacionin për përfitimin e pensionit të invaliditetit dhe i ka dërguar dokumentat pranë institucionit të Bashkisë së Beratit.
Bashkia u shpreh se procedura kërkon 6 muaj kohë. Ndërkohë, zonja dhe familja e saj ndodhën në kushte ekstremisht të vështira dhe aktivisti i bën thirrje autoriteteve që të përshpejtojnë procedurat për të shmangur një tragjedi njerëzore.
Materiali u përgatit nga Grisel Zenuni, aktivist Informim.Al
COMMENTS