“Gropa septike”/ Banorët romë të shqetësuar prej vitesh”

“Gropa septike”/ Banorët romë të shqetësuar prej vitesh”

Elbasan/Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike
Bysheku, pika turistike e famshme pranë Elbasanit braktiset nga turistët, ja arsyeja
Elbasan/ Spërkat me lëngë djegëse komshinjtë

Lagja “5  Maji” Elbasan e njohur si zona Rrapisht ku jeton minoriteti rom prej vitesh“ banon“me problematika të shumta të shoqëruara nga harresa e institucioneve lokale. Problematikat si: gropa septike, mungesa e ndriçimit, mungesa e asfaltimit të rrugëve  janë adresuar pranë bashkisë Elbasan nga banorët e kësaj lagjeje, por kanë rënë nē veshët të  shurdhët. Të gjendur përballë këtyre problematikave të pazgjidhura të këtij komuniteti.

Një ndër problematikat shqetësuese ishte gropa septike, e cila ndodhet në banesën e një prej familjarëve, nga ku kjo gropë akumulon ujërat e zeza të 250 familjeve.

125569927 384783422583056 1456091021049942824 n

Një grup advokimi pjesëtarë të këtij minoriteti adresuan këtë problematikë pranë nënkryetarit të bashkisë dhe arritën pastrimin e gropës septike, pastrim ky pas 14 vitesh.

Vetë banorët rrëfejnë se pastrimi i gropës septike pas 14 vitesh uli rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive, zgjidhje kjo e përkohshme, ku ndërkohë ata kërkojnë si zgjidhje përfundimtare eliminimin e saj.

Falë peticionit të firmosur nga 532 banorëve u realizua pastrimi i kanalizimeve të ujërave të zeza u mundësua ndriçimi publik, ku nëpërmjet 10 llampave në dy rrugica të errëta të zonës, si dhe shtrimi me çakull ndikoi ndjeshëm në përmirësimin e infrastrukturës.

123647872 377292953473813 1676052662233720051 n

Duke qenë se angazhimi i banorëve dhe aktivistëve ndikoi pozitivisht në përmirësimin dhe ndryshimin e jetës së tyre, aktivistët adresuan pranë bashkisë dhe Këshillit bashkiak hartimin e një peticioni të firmosur me 532 firma.

127227737 2540686072896213 8704191382080672002 n 1

Qëllimi i këtij peticioni është prashikimi i një fondi në buxhetin e vitit 2021, fond ky për investim në infrastrukturën në lagjen “5 Maji” Elbasan.

Meqënëse media është një element kyç në përçimin e zërit, aktivistët “shfrytëzuan median lokale për të paraqitur qëllimin e peticionit. Banorët e lagjes “5 Maji” Elbasan së bashku me aktivistët nuk do i ndalin përpjekjet e tyre, derisa të arrihet ndryshimi dhe përmirësimi i kësaj zone në infrastrukturë duke qenë se gjatë dimrit vështirësohet edhe më shumë.

 

Ky shkrim është në kuadër të projektit “Investimi në Infrastrukturë në lagjen “5 Maji” Rrapisht, financuar nga Lëviz Albania, një projekt i Agjensise Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

COMMENTS

WORDPRESS: 0