Greva e urisë në Ballsh/ Njëra nga naftëtaret tenton të vetëvritet

Greva e urisë në Ballsh/ Njëra nga naftëtaret tenton të vetëvritet

Policia bashkiake e Tiranës sekuestron karrocën e gruas rome.
Gjyshja e cila kthen riciklimin në art
Ky është plani i Evropës për t’i rikthyer njerëzit në punë pas Covid-19

Gjendja shëndetësore dhe psikologjike e grave naftëtare në Ballsh është rënduar shumë.

Një prej grave ka tentuar vetëvrasjen në ambientet ku qëndrojnë naftëtaret. Këtë e shpjegon një prej shoqeve të saj teksa u shpreh se ajo mori një thikë dhe na tha neve që të flinim të qetë.

Pas gjithë asaj pritje dje të kreut të shtetit që u gëzuam pa masë shoqja ime ishte shumë entuziastë se do të vinte presidenti meqë na kishte dhënë mbështetje nëpër media dhe mendonim se nuk kishte logjik mos të kthehej këtu, megjithëse agjendën e tij nuk e bëjmë ne, ka këshilltarët e tij sna intereson kjo pjesë. Shoqja ime kur afroj darka për ne, ora 10 e ca dhe po qanim hallet tona çfarë do veprojmë. Shoqja ime doli në korridor mori thikë por ne nuk e kuptuam vetëm tha flinin tani se erdhi ora të flem gjumë dhe u gdhifshi mirë nesër. E kemi përjetuar keq. Është një tmerr i vërtet. Nuk e di, të kërkosh bukën e gojës duhet të flijohet një grua, nje zonjë që të fitojnë naftëtarët? Jo jo. Ne kauzën e kemi të drejtë nuk jemi gra të shoë por jemi gra të bukës së gojës. E kupton çfarë sakrificë bëri shoqja ime? Nuk e besoj si e kam këtu në krah sot. Nuk e di presim një zgjidhje sa më parë të mos ndodhi diçka që të ndahet nëna nga fëmija. Në këtë kohë pandemie kur fëmjët skanë as bukë, në rrimë këtu që t’iu çojmë pak bukë fëmijëve. Shumë e vështirë, katastofë është për mua. Katastrofë edhe për vëllezërit naftëtarë që na mbështesin deri në 10 të darkës, edhe 24 orë kanë ndenjur. Kur i kërkova dje njërit një pako paracetamol, më tha se nuk ka lekë do të iki ta marr atje me të shënuar dhe ma solli. Ja ky është realisteti në Mallakastër, në Ballsh” tha një prej grave naftëtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0