Banorët e Lumasit kanë hyrë në ditën e 4 të grevës së urisë në mbrojtje të burimit të Sinecit. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rënduar për shkak të sëmundjeve por pavarasisht kësaj, ata shprehen të vendosur ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Grevistët e fshatit Lumas janë sot në ditën e tyre të katërt të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së Martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore.Mjeku Elton Sula,që kryen çdo ditë ekzaminimin e tyre,shprehet se gjendja shendetësore e grevistëve po përkeqësohet nga dita në ditë dhe se nëse do të vijojë me këto ritme,ai do të detyrohet ti shtrojë në spital.
Nën thirrjen “Nuk do të ndalemi deri në vdekje” grevistët kërkojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave të parashtruara në fillim të grevës së urisê dhe pezullimin e menjehershëm të punimeve në burimin e Sinecit.
COMMENTS