Grekan, Belësh: Rreth 2400 banorë vuajnë mungesën e mjekut të familjes dhe infermierëve .

Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…
“Një popull jo gjithmonë mund ta vrasësh me armë ose me pushtim, pasi mund ta vrasësh edhe me ushqim”.
Komiteti i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, ka gjetur Francën në shkeljen e të drejtave të njeriut me ligjin për ndalimin e nikab.

Image result for Mungesa e bluzave te bardha

Mungesa e bluzave të bardha është evidente,  jo vetën në spitale , por edhe qëndra shëndetësore në njësitë administrative . Rreth 2400 banorë të fshatit Dëshiran njësi administrative Grekan në Belësh vuajnë mungesën e mjekut të familjes dhe infermierëve . Për të kryer një konsultë mjeksore banorët detyrohen të drejtohen të udhëtojnë në fshatin Grekan i cili është 6-7 km larg shtëpisë. Dikur qëndra shëndetësore në Dëshiran ka patur 3 infermierë,  por ka mbetur vetëm njëra prej tyre  dhe asaj i duhet të përballojë e vetme problematikat e zonës dhe tu gjendet banorëve për injektim por edhe të kryejë check -up-in.

“Unë për momentin jam vetëm sepse  njëra është larguar dhe nuk është zëvendësuar akoma. Unë kam pozicionin e infermieres dhe ju vij në ndihmë banorëve për kryrjen e injeksioneve  në vaksinimin e fëmijëve  për kryerjen e check- up-it për të gjitha.”

Edhe mjeku i qëndrës shëndetësore në Grekn Ilir Dragoti nga i cili varet qëndra shëndetësore e Dëshiranit  flet për problematikën në fushën e shëndetësisë. Sipas tij ka mjaft mungesa  çka reflektohet negativisht dhe te shërbimi që i  ofrohet pacientëve . Ai shprehet se pavarësisht kërkesave që i ka bërë Drejtorisë Rajonale kjo e fundit nuk ka marë asnjë masë .

“Ajo qëndër shëndetësore do tre infermierë. Kërkesa që i kemi bërë ne Drejtorisë së Shëndetit Publik ka qenë – “Sillni personel”. Në Dëshiran ka infermierë që kanë mbaruar shkollën për infermieri  në Grekan ka  nuk e di arsyen përse nuk sjellin personel . Na kanë thënë që do sjellim,  por asgjë  u bënë 4 muaj”.

Largimi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë  ka bërë që të ketë mungesa në infermierë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0