Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, prek një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare. Kjo ka revoltuar komunitetin e kësaj zone. “Dhuratën” ia ka bë peshqesh Gramshit, deputeti, dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri. Ky, dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik. Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare, për atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Përpos turp. Një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion. Ai është i papranueshëm dhe duhet të anullohet…
COMMENTS