Gra dhe fëmijë mes viktimave nga sulmi terrorist në Kabul

Gra dhe fëmijë mes viktimave nga sulmi terrorist në Kabul

Mesazhi në një shishe nga fëmijët japonezë në vitet ‘80 arrin në plazhin e Havait pas 37 vjetësh
Pfizer/ Vaksina dhe për moshën 5 deri 11 vjeç
Për shkak të neglizhencës, gruaja rrezikoi gishtat e dorës

Të paktën 13 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, dyshohet se kanë humbur jetën nga sulm vetëvrasës me bombë në një nga portat e aeroportit të Kabulit, raporton Reuters.

Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer sulmin.

Burime të BBC raportojnë se një person ka hedhur veten në erë në mes të një turme njerëzish ku kontrolloheshin dokumente ndërsa një tjetër ka nisur të qëllojë me armë zjarri dhe më pas ka shpërthyer një tjetër bombë që kishte në trup.

Ambasada e SHBA në Kabul ka u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga portat e aeroportit.

Sulmi vjen pas alarmit të lëshuar të mërkurën në mbrëmje nga zyrtarë amerikanë dhe britanikë se aeroporti rrezikohej nga sulme terroriste nga militantë të grupit ISIS.

COMMENTS

WORDPRESS: 0