Gjykata vendos masën e arrestit  për dy të rinjtë që shkelën fashën e orarit dhe u dhunuan nga policia

Gjykata vendos masën e arrestit për dy të rinjtë që shkelën fashën e orarit dhe u dhunuan nga policia

Aktivistët kërkojnë qendra rezidenciale për strehimin e personave në situatë rruge
Ndërron jetë kamarieri, i cili u qëllua me thikë
Ndryshojnë sërish rregullat e Maturës

Është dhënë masa e arrestit për dy të rinjtë të cilët u arrestuan për shkeljen e fashës së orarit dhe për dhunë ndaj policëve. Gjykata  vendosi masën e arrestit për dy të rinjtë.  Njëri arrest në shtëpi tjetri detyrim paraqitje.

Andrea Fusha, 21 vjeç dhe Enea Aliu 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat u arrestuan nga policia mbrëmjen e datës 1 Shkurt. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:15, ku pas një kontrolli rutinë u identifikuan personat, të cilët kishin thyer kufirin e orarit të lëvizjes, vendosur për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas familjarëve dhe dëshmitarëve,  që ndodheshin në momentin e ngjarjes, ndaj dy të arrestuarve është përdorur dhunë si pasojë e së cilës Andrea Fusha ka marrë plagë të shumta në trup. Informim.al ka publikuar edhe intervistën e avokatit të dy të rinjëve Gentian Sejrani, për ngjarjen dhe dhunën e ushtruar ndaj dy të rinjëve nga ana e policisë, për Syri.TV. (lexo të plotë)

Sipas njoftimit të policisë këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë , gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar edhe me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërsa ditën e sotme u dha masa për dy shtetasit detyrim paraqitje për Andrea Fusha dhe arrest shtëpie për Enea Aliu, të afërmit vijojnë të shprehen se dy të rinjtë janë të pafajshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0