Ditën e sotme Gjykata Europiane e Drejtave të Njeriut ka vendosur që fëmijët rom dhe egjiptian, të cilë frekuentojnë shkollën e segreguar Naim Frashëri në qytetin e Korçës janë diskriminuar nga ana e qeverisë Shqiptare. Në vendimin e saj gjykata është shprehur se: Konstaton se ka pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit Nr. 12 të Konventës në lidhje me të dyja aplikimet;
Vendos që shteti i paditur duhet t’i paguajë secilës prej familjeve të aplikantëve, brenda tre muajve nga data në të cilën aktgjykimi merr formë të prerë në në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, 4,500 euro (katër
mijë e pesëqind euro), plus çdo taksë që mund të paguhet, në lidhje me dëmin jopasuror, të konvertohet në monedhën e
shteti përgjegjës në normën e aplikueshme në datën e shlyerjes;
Shpresojmë që ky vendim të ndikojë në marrjen e masave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për mos lejimin e segregimit të shkollave me fëmijë të minoriteteve rom dhe egjiptian.
COMMENTS