Gjykata në Pakistan nxjerr jashtë ligjit ‘testet e virgjërisë’ për viktimat e përdhunimit

Gjykata në Pakistan nxjerr jashtë ligjit ‘testet e virgjërisë’ për viktimat e përdhunimit

Adoleshentja thyen rekordin botëror për “patina-limbo” më të shpejtë ndonjëherë
Italia e para në Europë që i kërkon punonjësve kartonin e gjelbër të vaksinës
Jeta e Georgina Rodrigues dhe Ronaldos tashmë në Netflix.

Gjykata e Lartë e Lahorit tha se praktika ishte poshtëruese dhe hedh dyshime mbi viktimat sesa të akuzuarit.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë mirëpritur vendimin e  nga gjykatës pakistaneze që ndalon të ashtuquajturat “teste të virgjërisë” në provimet e përdhunimit.

Pasi u mor vendimi, gjykatësja Ayesha Malik tha: “Testimi i virgjërisë është tepër invaziv, dhe nuk ka kërkesa shkencore e mjekësore, e megjithatë mbahej në emër të protokolleve në rastet e dhunës seksuale.”

“Është një praktikë poshtëruese, që përdoret për të hedhur dyshim mbi viktimën,” – deklaroi ajo.

Aktivistët kanë kërkuar prej kohësh t’i japin fund testeve të virgjërisë si pjesë e vlerësimit mjekësor në rastet e përdhunimit, duke thënë se ato nuk kanë asnjë bazë shkencore.

Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë kategorikisht testin, duke thënë se nuk ka asnjë meritë shkencore dhe është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Aktivistët për të drejtat e grave kanë argumentuar prej kohësh se i ashtuquajturi test i virgjërisë është pjesë e një kulture tradicionale patriarkale që ia hedh fajin grave në rast të sulmeve seksuale.

Pavarësisht fenomenit në Pakistan  numri i rasteve të raportuara është i ulët, pasi të mbijetuarat mund të përballen me ‘stigmën’ shoqërore. Në rastet që raportohen, disa shkelës nuk janë dënuar për shkak të ligjeve të dobëta dhe procedurave të komplikuara.

Seksi paramartesor mbetet krim në Pakistan për gra dhe burra dhe është i dënueshëm me burgim 5 vjeçar

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0