Gjykata Kushtetuese vendosi të martën me 4 Maj të shfuqizojë detyrimin për të marrë leje më parë nga Policia e Shtetit për të organizuar një protestë apo tubim.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata Kushtetue pas kërkesës së dërguar nga Gjykata e Apelit Shkodër dhe ka shfuqizuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat.
Gjykata ka kërkuar që neni përkatës të korrigjohet brenda 6 muajsh. Tubimet e paligjshme quheshin kundravajtje penale dhe dënohej me gjobë deri në 2 vite burg.
Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë togfjalëshin “pa marrë leje më parë në organin kompetent sipas dispozitave të veçanta” në nenin 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sipas ligjit për tubimet, nuk kërkohen miratim nga policia por thjesht njoftim. Neni 5 i ligjit përcakton detyrimin e organizatorëve të protestës të njoftojnë policinë për vendin dhe kohën e protestës apo tubimit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese, vendosi:
- 1. Pranimin e kërkesës.
- Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
- Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
COMMENTS