Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të pezullohet zbatimi i ligjit të ndryshuar për arsimin e lartë. Në njoftimin në faqen zyrtare, u shpreh vendimi për pezullim deri në një vendim përfundimtar. Pas 5 muajve protestë, studentët e dërguan në kushtetuese ligjin që i detyron të paguajnë një tarifë vjetore tepër të lartë, 240 mijë lekë të reja, ose të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, me anë të firmave të deputetëve të PD në datën 19 tetor.
Edhe rektori Gjata iu premtoi studentëve se nuk do kishte një kontratë për ta deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.
Ky vendim u prit me entuziazëm dhe optimizëm nga studentët, të cilët mendojnë se detyrimi për të qendruar në Shqipëri pas studimeve deri në 5 vjet cënon lirinë e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e njeriut.
COMMENTS