Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në favor të punëtorëve emigrantë nga Banglandeshi përsa i përket abuzimit grek.

Shefi i OKB i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Të ulet gjuha e urrejtjes.
Sillni mikun tuaj për të marrë vaksinën dhe do të merrni 50 franga zvicerane, ose 46 euro, si shpërblim.
Kamala Harris betohet si zv.Presidentja e parë grua e ShBA-ve, e para me ngjyrë dhe e para aziatiko –amerikane

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka urdhëruar Greqinë që të paguajë një grup  punëtorësh emigrantë nga Banglandeshi që punonin në bujqësi rreth  € 588,000 shpërblim, për shfrytëzim të punës së parregullt të emigrantëve.

Rasti, Chowdury dhe të tjerë v. Greqisë, u soll nga 42 punëtorë, për  dhunë  drejtuar  mbledhësve të luleshtrydhëve  në Nea Manolada  të Peloponezit në vitin 2013, sepse ata protestuan pasi punëdhënësit e tyre nuk i kishin dhënë pagat për disa muaj. Më shumë se 30 punëtorë u plagosën nga rojet e armatosura  që shtinë  ndaj protestuesve.

Punëdhënësit e përfshirë u ngarkuan me akuzën nga prokurorët grekë për trafikim të punës, por u shfajësuan për shkak se punëtorët ishin fizikisht te lirë të largoheshin nga ferma. Dy rojet të cilët hapen zjarr u dënuan për  shkaktim të dëmtimeve nga trupi, por dënimet e tyre u ndryshuan me gjoba.

Punëtorët e cuan kërkesën e tyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me mbështetjen e Iniciativës së Shoqëris së Hapur për Drejtësi dhe Këshillit Grek për Refugjatët.

Gjykata vendosi më 30 mars se situata e punëtorëve ishte sipas nenit 4 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku punëdhënësi refuzon të japi pagat, edhe pse ato vazhdonin punën për shkak se ata kishin frikë arrestimin dhe debimin nëse linin punën.

Policia greke ishte në dijeni  të situatës, por dështoi për të vepruar. GJEDNJ-ja vendosi se gjykata dhe policia greke kishte dështuar në detyrën e tyre për të mbrojtur punëtorët nga puna e detyruar dhe në ndëshkimin e personave përgjegjës.

Gjykata pranoi pretendimet e punëtorëve për shpërblim,dhe urdhëroi qeverinë greke për të paguar punëtorët e shtruar në spital 16,000 € secili dhe punëtorët e tjerë € 14.000 euro. Çmimi i përgjithshëm i kompensimit ishte 588,000 €.

Morshed Chowdury, një nga punëtorët i cili ka sjellë ankesën, ka thënë se : “Ne jemi shumë të kënaqur me gjykimin e sotëm. Ne shpresojmë se qeveria greke do të mësojë nga përvojat tona dhe do ta njohi rolin tonë të rëndësishëm në shoqërinë greke. ”

Vasilis Kerasiotis, avokat për aplikantët, dhe drejtor ligjor i Këshillit grek për Refugjatët tha se: “Ngjarjet e 2013 në Manolada  tronditën shoqërinë greke dhe hodhën dritë mbi vulnerabilitetin e shfrytëzimit të punëtorëve emigrantë të parregullt . Vendimi i sotëm sjell drejtësinë për viktimat e këtyre krimeve. Qeveria greke duhet të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm duke futur leje qëndrimi afatgjata për punëtorët emigrantë të fermave. ”

Simon Cox, noter  për aplikantët  dhe avokat emigracioni tek Shoqëria e Hapur për Drejtësi, tha se :”Ky rast tregon se si punëdhënësit përdorin kërcënimin e kontrollit të migracionit për të shfrytëzuar punëtorët emigrantë të parregullt dhe kërkon veprim të qeverisë për t’i dhënë fund kësaj. Qeveritë duhet ta përfundojnë këtë avantazh duke i siguruar të gjithë punëtorëve që te mund të raportojnë abuzime dhe të kërkojnë mbrojtjen e policisë dhe gjykatave, pa i dëbuar ata. ”

Iniciativa Drejtësia e Hapur për Shoqërinë përdor ligje për mbrojtjen dhe fuqizimin e njerëzve në mbarë botën, në mbështetje të objektivave të Fondacioneve të Hapura për Shoqëri . Kjo çështje gjyqësore është pjesë e një përpjekjeje të gjerë nga ana e Shoqërisë së Hapur për të advokuar dhe mbështetur emigrantët dhe refugjatët në nevojë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0