Gjykata Europiane e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar për herë të parë Italinë për një krim të lidhur me fenomenin e dhunës në shtëpi.
Gjykata e Strasburgut dënoi sot Italinë pasi nuk ka reaguar në mënyrë të shpejtë e efikase ndaj marrjes në mbrojtje të një gruaje e djalit të saj nga aktet e një dhune shtëpiake ushtruar nga bashkëshorti. “Një situatë mosndëshkimi e autoriteteve italiane, ndaj dhunës së bashkëshortit, me pasoja vrasjen e djalit e tentativën e vrasjes së gruas,” është vendimi marrë nga gjykatësit europianë. Është hera e parë që Gjykata e Strasburgut dënon Italinë për një krim të tillë , të lidhur me fenomenin e dhunës në shtëpi.
COMMENTS