Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili

Pagat e punëtorëve/ Zgjedhin vendin e punës nga niveli i rrogës
Tiranë, qytetarët në mbrojtje të popullit Palestinez, Policia ushtron dhunë dhe shoqëron disa Protestues
Telefonata për bombë në Gjykatën e Apelit, nën hetim 47-vjeçari me probleme mendore! Policia: Dyshohet se u nxit nga të tjerë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për pafajësi të Shukri Xhelilit, ish-kryebashkiakut të Dibrës, i cili në vitin 2017 u dënua me 1 vit e 8 muaj burg nga ish Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për akuzën e marrëdhënies seksuale në shpërdorim të detyrës.

Gjyqtarët e lartë rrëzuan gjithashtu edhe kërkesën e Prokurorisë për ta dënuar atë për korrupsion, duke lënë vendimin e Apelit në fuqi.

Shukri Xhelili, u përfshi në një skandal seksual në 2016, ku i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale në favor të një vendi punë.

Krimet e Rënda e hetuan dhe kërkuan dënimin e tij për korrupsion më formën e kërkimit të favoreve seksuale, por Apeli ndryshoi akuzën duke zbutur pozitat e Xhelilit. Vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë 5 vite pas dhënies.

COMMENTS

WORDPRESS: 0